AKTUALITET /

Kërkoi rikthimin e vilës tek rezidenca 'Kodra e Diellit', Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Monika Kryemadhit

Kryemadhi kishte kërkuar anulimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO, por kërkesa e saj u refuzua.

Shkruar nga Versus

Kërkoi rikthimin e vilës tek rezidenca 'Kodra e Diellit',

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së deputetes Monika Kryemadhi, në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë. Ky vendim rrëzon rekursin e Kryemadhit, e cila kërkonte anulimin e vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit kishte vendosur të hiqte sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, e cila ndodhet në të njëjtën rezidencë.

Fillimisht, SPAK kishte kërkuar sekuestrimin e të dy vilave, por Gjykata e Apelit  i riktheu pronësinë e vilës Fatime Kryemadhit.

Monika Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, përballen me tre akuza kryesore: pastrim parash, korrupsion, dhe mosdeklarim të pasurisë.

Këto akuza lidhen me skandalet e njohura CEZ dhe DIA, si dhe me aktivitetet e lobimit të LSI-së në SHBA.

Për çiftin ka nisur edhe një hetim pasuror nga autoritetet./Versus.al

Poll