AKTUALITET /

Kërkon të lirohet nga qelia, shtyhet gjyqi për Dritan Dajtin! Pse dështoi videokonferenca gjatë seancës

Mësohet se zëri i Dajtit dëgjohej në sallë por nuk dukej vizualisht.

Shkruar nga Versus
Kërkon të lirohet nga qelia, shtyhet gjyqi për Dritan Dajtin! Pse
Dritan Dajti

Seanca gjyqësore në Elbasan në ngarkim të Dritan Dajtit i cili ka kërkuar lirimin nga burgu me argumentin se ka kryer dënimin, është shtyrë për në datën 15 korrik.

Dritan Dajti në një lidhje skype nga burgu ku po vuan dënimin, ka kërkuar që të shohë avokatët e tij dhe të shkarkohet gjyqtarja Sula Like me pretendimin se kjo e fundit është bërë palë me burgun e Peqinit.

Sipas Dajtit, Like në bashkëpunim me strukturat e burgut të Peqinit, ka pamundësuar praninë e tij fizike në sallën e gjyqit pasi gjyqtarja kishte vendosur që për arsye sigurie i dënuari me burgim të përjetshëm të merrte pjesë nëpërmjet një “video-konference” në gjyq, gjë që u pamundësua për shkak të defekteve tenike.

Në kërkesën e dorëzuar ditë më parë, Dajti kërkon lirimin nga qelia e burgut të Peqinit me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg i dhënë nga Gjykata e Apelit e cila pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Dajti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por gjykata e Apelit me një vendim të 2019-ës, e konvertoi dënimin e Dajtit në 25 vite burg. Versus.al

Poll