AKTUALITET /

KESH e paditi për shpifje, më 2 prill nis gjykimi për Bardhin! Demokrati nuk dorëhiqet nga deklaratat

Shkruar nga Versus

KESH e paditi për shpifje, më 2 prill nis gjykimi për Bardhin!

Më 2 prill të këtij viti GJKKO nis gjykimin për padinë e dorëzuar nga KESH ndaj kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi mbi deklaratat e bëra prej tij për abuzime në shitblerjen e energjisë elektrike.

Palët nuk pranuan pajtim në seancën e sotme të GJKKO kështu që çështja do të kalojë për gjykim më 2 prill. Bardhi në seancë refuzoi të hidhte poshtë deklaratat që kishte bërë më herët për abuzime të KESH në vlerën e miliona eurove. Sipas tij, energjia elektrike është blerë shtrenjtë dhe është shitur lirë tek kompani private.

Pak ditë më parë, GJKKO shpalli të pafajshëm Bardhin për padinë e dorëzuar nga ish-kryepolici i Shkodrës, Edmond Sula i cili e akuzonte demokratin për shpifje lidhur me pretendimet e tij se Sula ishte emëruar në detyrë nga anëtarë të bandave. Versus.al

Poll