AKTUALITET /

“Këta presin dhe koka të mëdha”, gazetari: Kjo është banda e rrezikshme që shkatërroi Ervis Martinajn

Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, i shumëkërkuari Ervis Martinaj është eleminuar nga banda e Durrësit.

Shkruar nga Versus

“Këta presin dhe koka të mëdha”, gazetari: Kjo

Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga zhdukja e tij, ende nuk ka asnjë version zyrar mbi fatin e ish-bossit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili është i shumëkërkuar edhe për disa ngjarje kriminale për të cilat dyshohet se ka paguar vrasës me pagesë.

Gazetari Ferdinand Dervishi është i bindur se biznesmeni është eleminuar nga ata që i quan “banda e Durrësit”. I ftuar në ‘Opinion”, Dervishi tha se rrezikshmëria më e madhe e bandës së Durrësit është bashkimi i saj me banda të tjera kriminale.

“Ajo bandë që vrau Ervis Martinajn. Ishte vetë me disa banda të përbashkëta mbi të ilat dominonte ai, përballë tij u vu banda e Durrësit që u bashkua me grupet e Niklës, me Avdylajt. Një pjesë e mbetur e vjetër e bandës së Kavajës. Pra aktualisht, banda e Durrësit ose me qendër në Durrës, që i bënë gropën Martinajt, duke i shkatërruar fillimisht gjithë grupin e tij, filluan nga njerëzit e afërt. Ja prenë të gjitha degët derisa prenë trungun. Shumë fenomen i rrezikshëm sepse këto banda në një moment të caktuar mund të marrin vendime që t’i presin “kokën” një nga njerëzve më të rëndësishëm në Shqipëri, mund ta ngrenë stekën shumë lart”, tha Dervishi. Versus.al

Poll