AKTUALITET /

"Kisha akses në TIMS", Alibej rrëfehet në GJKKO: I dhashë informacion policisë, nuk veproi! Abedin Mama u takua me Tonin Vocajn

Sipas dëshmisë së Alibejt, policia nuk bënte asnjë veprim edhe pse ai u kishte dhënë informacion për ekzekutorët.

Shkruar nga Versus
"Kisha akses në TIMS", Alibej rrëfehet në GJKKO: I
Erion Alibe, i penduari i drejtësisë

I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO detaje të reja lidhur me aktivitetin kriminal dhe përplasjen me grupin e Çopjave për masakrën e Bradasheshit të ndodhur në 2018-ën ku iu vra vëllai dhe xhaxhai i tij.

Ai rrëfen se kishte përdorur një rrjet informatorësh për të arritur tek vrasësit e vëllait të tij dhe gjithashtu edhe sistemin TIMS. Ndërsa gjatë rrëfimit të tij përmendi se i kishte ardhur informacion se Abedin Mama, njëri prej të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë” ishte takuar në Elbasan me Tonin Vocajn, i cili ka qenë më parë edhe ish.zv drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Ndërsa sipas Alibejt, pasi u dorëzua i kishte dhënë policisë çdo informacion që dispononte, por pretendoi se këta të fundit nuk kishin vepruar edhe pasi një grup ekzekutorësh kishte shkuar pranë fëmijëve e familjarëve të tij.

Rrëfimi i Alibejt:

Pas vrasjes së Endritit shkova qëndrova disa ditë në Roterdam dhe më pas u ktheva në Shqipëri.  I shkruaj Genc Tafilit se kishte diçka për të më treguar. Pas disa ditësh vjen në shtëpinë time bashkë me Dorian Dulin, takohemi dhe diskutojmë, i them çfarë kishe se me kerkoje.

Me thote qe Dorian Dulit i ka ardhur ne takim ne Shkoder Talo Çela dhe i ka sjellë me urdher te Kamer Mehjas. Endriti dikur ka qenë me Kamer Mehjen dhe i ka gjujt me shpullë Endriti. Ikin nga shtëpia. Në atë moment i shkruaj Suel Çeles dhe i kerkoj takim ta bëj me Kamer Mehjen. Kameri me thote nuk vi dot se janë katnaret aty duke iu referuar Çapjave.

Me thotë hajde takohemi te tregu. Une doja arsyen se kush ma ka vra familjen. Shkoj te tregu bashkë me Andi Zylyfin dhe më pret dhe gjej Kamer Mehjen, Mario Çelën dhe djalin e Kamerit dhe diskutojme. I shpjegoj dhe i them kam marr vesh kshu gjërat dhe me tha nuk jam taku kurrë me Endritin.

Mbaroj takimin me Kamerin. Më vjen nje info per vrajen e Endritit. Nje miku im qe rri ne burgun e Peqinit shkon në burgun e Fushë Krujës, quhet Ervis dhe i thërrasin Ermal. Atje takon Flobens Mecen i thërrisni Coli. Kam qenë me Altin Ndocin në burg thote Coli dhe shpjegon se kërkoi takim me Dorian Duli. Po pasi jane ngritur nga tavolina kan qene shume te gezuar. Takim ka qene Talo Cela Mikeal Kanani dhe Altin Ndoci. Biseda që është bere ka qene sa lekë do vetëm na vrit Erjonin.  Sipas Colit, Dorian Duli ka thënë se nuk i interesonte kjo gjë.

Unë takohem me Ardian Collakun, e kam pas informator shumë të bredshem. Nje bisede kur Collaku ka pyetur Mikelin, pse nisi kjo punë. I thotë që ka qenë shume i papamë Endriti. Ardian Collakut nuk i ka munguar asgjë nga un me lekë me telefon. Ardian Collaku më ka tregu se kush ishte Dashnor Dumani. Dhe me thote se ka pas lidhje me nje grabitje ne lagjen time në Kala. Në këtë periudhe, kisha sistemin TIMS dhe i verifikova Vellezërit Copja Altin Ndoci dhe të gjithë qe kisha dyshime.

Me 5 Janar 2019 ishte larguar nga Shqiperia dhe këto të tjerët ishin në nje ishull grek. Unë po humbisja dhe besimin te institucionet. Dhe më thonë që Abedin Mama ka bërë takim me Tonin Vocaj te stadiumi Qemal Stafa. Kur jam vetëdorzuar i pari që kam takuar ka qenë Leonard Palushi i kam tregu për autorët e vrajses së vellait.

Me vjen prokurori ne ambientet e paraburgimit Ritvan Suka dhe i them cdo gjë që i kam thënë Leonard Palushit. I thashë pse nuk e bashkon çështjen. Para se te dorëzohesha i kam dhënë info 3 punonjesve te policisë, Krenarit, Leonardit dhe Avniut.

Me vinin informacione nga Bujar Sheta, Arjan Spahiu etj për vrasjen e vëllait. Pasi kam folur para policisë, grupi ekzekutor kanë shkuar deri te femijët në shkolla i kemi vënë ne dispozicion edhe makinat dhe asnjë veprim nga policia. Versus.al

Poll