
Një muaj pas zgjedhjes në krye të SPAK, Klodian Braho ka miratuar disa ndryshime sa i takon seksioneve në Prokurorinë e Posaçme. Paraardhësin e tij Altin Dumani e ka emëruar drejtues të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Dorina Bejkon drejtuese seksioni për Antikorrupsionin dhe Vladimir Marën shef seksioni për krimin e organizuar. Këto funksione mbaheshin përkatësisht nga Arben Kraja, Klodian Braho dhe Adnan Xholi.

