AKTUALITET /

Korruptonte policët në Rinas, Eneo Sulejmanaj prej muajsh në qeli! Skema u zbulua nga celularët e tij

Enea Sulejmanit iu komunikua masa e arrestit me burg në qeli ku ndodhej prej muajit mars pasi u kap me 1 kg drogë në Tiranë.

Shkruar nga B.V
Korruptonte policët në Rinas, Eneo Sulejmanaj prej muajsh në
Enea Sulejmani

Eneo Sulejmanaj, pronari i agjencisë turistike “Bus Albania” ndaj të cilit prokuroria caktoi masë “arrest me burg” nën akuzën e korruptimit të efektivëve në aeroportin e Rinasit për të kaluar shtetas drejt BE, ndodhet në burg pasi është kapur me 1 kg kokainë muaj më parë.

Sulejmanaj, i cili mbante edhe postin e kreut të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, ndodhet në qeli pasi në 21 mars të këtij viti u kap në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë teksa së bashku me dy të rinj lëvizte me 1 kg drogë në automjet në tentativë për ta shkëmbyer me para.

Ndërsa skema e zbuluar së fundmi nga policia për korrupsionin e efektivëve që kalonin drejt BE-së shtetas të cilëve iu ishte ndaluar hyrja, është zbuluar nga mesazhet në telefonin e Sulejmanajt. Hetimet vijonin prej muajsh, ndërsa mbrëmë u finalizua operacioni që vuri në pranga 8 efektivë policie, 1 prej të cilëve u la në burg, 3 të tjerë arrest shtëpie dhe 4 të tjerët “detyrim paraqitje”. Efektivët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Versus.al

Poll