AKTUALITET /

Kryetrafikanti Shehu mes të hetuarve, gazetari italian për shpërthimin e tr*tolit: Ja mesazhi që lanë autorët

Duke folur për mediat shqiptare, gazetari tha se autorët kishin për qëllim të theksonin se mund të bënin dëm kudo dhe kurdo ndaj tij.

Shkruar nga Versus

Kryetrafikanti Shehu mes të hetuarve, gazetari italian për

Ditë më parë një shpërthim me tritol ndodhi në makinën e gazetarit italian Sigfrido Ranucci i cili më herët kishte bërë reportazhe për grupe kriminale, mes të cilëve edhe për shqiptarë. Një prej të hetuarve është Artur Shehu, njëri prej shqiptarëve të përfolur në botën e krimit.

Gazetari ka folur për ‘’Euronews Albania’’ lidhur me ngjarjen duke zbuluar edhe mesazhin që sipas tij kanë dashur të japin autorët. Ranucci thotë se mesazhi i atentatorëve ka qenë se nëse duan mund të vrasin këdo familjar të tij dhe kurdo të duan.

“Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kilogram lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert. Ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime.

Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi, për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia. Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të të qëllojnë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por kjo është një mision i pamundur.”-tha gazetari i RAI.

Hetuesit italianë dyshojnë se pas atentatit ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci qëndrojnë disa persona që e kanë ndjekur për disa ditë. Sipas mediave italiane, autorët janë fshehur në një zonë me pemë pranë banesës së tij në lagjen Pomezia të Romës, duke pritur largimin e eskortës policore përpara se të aktivizonin manualisht një sasi tritoli të vendosur mes dy vazo lulesh jashtë shtëpisë.

Kamerat kanë filmuar një person të kapuç i cili është parë duke u larguar me një makinë pak momente para shpërthimit. Automjeti është identifikuar dhe po merren masat për zbardhjen e identitetit të personit me kapuç. Versus.al

Poll