AKTUALITET /

Kukësi dhe Shkodra përfshihen nga reshjet e dëborës, kujdes i shtuar qarkullimi në disa rrugë

Shkruar nga Versus

Kukësi dhe Shkodra përfshihen nga reshjet e dëborës, kujdes

Qarku i Kukësit dhe i Shkodrës janë përfshirë sot në reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Në Kukës, raportohen erëra të forta, reshje shiu dhe dëbore si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.

Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, dëbora ka arritur në disa centimetra në disa zona.

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Ndërsa në Shkodër, reshje dëbore raportohen në Pukë, Theth, Lëpushë, Vermosh dhe shoferëve të mjeteve u është bërë thirrje të kenë kujdes gjatë qarkullimit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: