Në Itali, emri i shqiptarit nga Lezha, Dorian Petoku i cili u arrestua së fundmi në Dubai, përmendet krah eksponentëve kryesorë të krimit. I njohur si krahu i djathtë i “diabolikut” i trafikantit italian Fabrizio Piscitelli i cili u vra në Romë më 7 gusht të 2019-ës, Petoku përmendet në rangun e lartë të kokave të krimit të kërkuara nga drejtësia italiane.
Akuza kryesore ndaj tij është ajo e trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës, kryesisht drejt Italisë. Por kush është konkretisht Dorian Petoku dhe banda e tij me ish-boksierë?
35 vjeçari shqiptar nga Lezha konsiderohet si një nga njerëzit kryesor që kontrollon trafikun e drogës në kryeqytetin italian të Romës. Më 30 janar të vitit 2019, Petoku u arrestua në Shqipëri pasi rezultoi se kishte organizuar trafikun e 7 tonëve kokainë nga Brazili për në Itali. Por kjo gjë si duket i shërbeu atij pasi arriti të siguronte një dokument që i provonte varësinë nga droga në mënyrë që edhe pasi të ekstradohej në Itali të mos ishte në burg.
Në seancën gjyqësore së bashku me 40 persona të tjerë, Petoku u dënua me 12 vite burg, dënim që Apeli ia reduktoi në 10 vite. Së bashku me një grup ish-boksierësh, Petoku shkaktonte “terror” në Romë duke vendosur gjoba ndaj bizneseve të ndryshme. Ndërsa organizata përshkruhet aq e madhe sa sipas mediave italiane, nuk kishte nevojë as për ndihmën e familjeve mafioze për të sunduar në Romë.

Petoku, nuk është thjesht një bandit, ai përshkruhet si një eksponent i krimit me lidhje të rëndësishme, madje edhe kushëri i Arben Zogut i njohur si një nga bosët shqiptarë të krimit në kryeqytet. Gjithashtu 35 vjeçari shqiptar konsiderohet si pasardhës i shqiptarit Elvis Demçe, të dënuarit me 18 vite burg i cili e quante veten “Zot” të Romës.
Kush është Arben Zogu i njohur si 'mbreti i parë', kushëri me Dorian Petokun
E quajnë "Riccardino" dhe ai tashmë ka grumbulluar një pasuri me drogë dhe kompjuterat e lojërave të fatit. Madje ai ka zhvilluar një farë aftësie diplomatike në vendosjen e marrëdhënieve të forta me familjet e larta të krimit. Gjatë viteve të burgut që mbajti në Avellino, ku u njoh me kalabrezin Rocco Bellocco, të klanit Rosarno.E ka nisur nga Acilia, aty ku në vitin 2013 arriti të bënte turneun e tij diskret me ndihmën e vëllezërve Guarnera dhe grupe të tjera shqiptare, duke ripropozuar formatin dhe rutinën e grupit Camorra që deri pak kohë më parë drejtohej nga Mario Iovine, i klani i Casalesi. Arbeni njihet në botën e krimit si person që bën biznes me të gjithë.
Falë dokumentit të marrë në Shqipëri ku provohej varësia e tij ndaj drogës, Petoku arriti të arratisej nga qendra e rehabilitimit në Itali dhe prej asaj kohe strehohej në Dubai. Ndërkohë autoritetet italiane kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, gjë që nuk pritet të jetë aq e thjeshtë pasi Emiratet e Bashkuara nuk kanë marrëveshje ekstradimi dhe prandaj janë konsideruar “strehë e sigurt” nga krerë të krimit të organizuar shqiptar. Versus.al







