Katër viktimat e aksidentit tragjik ku u përfshinë pjestarët e familjes Asllani në Maqedoninë e Veriut do të përcillen nesër për në banesën e fundit. Katër familjarët mbetën të vdekur, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi dhe u dërgua për mjekim në spital, nga aksidenti i djeshëm në rrugën e Rashçes.
Tri gra u nxorën të vdekura dje, ndërsa një burrë u gjet sot pas disa orëve kërkimi në ujrat e lumit Vardar.
Të gjithë ishin të së njëjtës familje Arsllani nga fshati Gërçec i komunës së Sarajit.
Varrimi i tyre do të bëhet nesër, ndërsa fëmija është kthyer në shtëpi te familjarët e tjerë pasi mori tretman mjekësor në spital.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, viktimat janë: “N.Asllani 23 vjeçe, V.Asllani 25 vjeç dhe Z. Asllani 59 vjeçe dhe A.Asllani 56 vjeç janë viktimat e këtij aksidenti”.
Në vendin e ngjarjes gjatë gjithë kohës kanë qenë pjestarët e policisë, pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit QMK si dhe Prokurori kujdestar Publik.







