
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka folur edhe për aplikacionin tjetër të krimit “Matrix’ që pritet të zbërthehet nga organet e drejtësisë.
Ai zbuloi gjatë dëshmisë në GJKKO se i shumëkërkuari Suel Çela kishte komunikuar me të në aplikacionin e fshehtë ku i kishte dërguar foto të një dosje hetimore në të cilën tregohej se i arrestuari Xhulian Hoxha punonte për grupin e Çapjave në Elbasan.
“Suel Çela me çoi ne aplikacionin “MATRIX” me foto nje procesverbal te nje dosje hetimore, ku xhuljan hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur te hapet MATRIX-si. Unë kam pasur sky ecc edhe matrix, dolen pastaj edhe “BQ”, un i kam dhen prokurorise gjithe pinet dhe pseudonimet e mia”- deklaroi Dumani.
Ky rrëfim i tij solli përplasje në sallën e gjyqit me Xhuliano Hoxhën i cili i kërkoi llogari për deklaratat e bëra.
Pjesë nga debati:
Xhuljan Hoxha: Dumani ka deklaruar që unë i kam shërbyer grupit kriminal Çapja, kujt personi i kam shërbyer?
Nuredin Dumani: Emër nuk di. Kam folur me Suel Çelën në 2022, dhe ai kishte komplet dosjen. Dhe une e di nga Sueli këtë. Ndërsa ne fillim ma ka thënë Erion Alibej që ti i ke shërbyer Çapjave. Unë vetë nuk të kam parë dhe nuk e di i ke shërbyer Çapjave apo jo.
Xhuljan Hoxha: A më ka parë mua Dumani ndonjëherë të marr lekë unë nga Erion Alibej? Versus.al







