AKTUALITET /

"Ma dha një i panjohur", i riu shqiptar në Itali kapet me 3.3 kg kokainë në makinë

I riu ishte nisur për në Bari ku do të dorëzonte drogën e cila nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 300 mijë eurove.

Shkruar nga Versus
"Ma dha një i panjohur", i riu shqiptar në Itali kapet me
Momenti i kontrollit ndaj 20 vjeçarit shqiptar

Itali- Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në zonën e Mondolfos pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën lëvizte, iu gjetën dhe sekuestruan 3.3 kg kokainë.

I riu pa precedentë penalë të mëparshëm ngriti dyshimet e policëve për shkak se po qarkullonte me shpejtësi të lartë. Në momentin e kontrollit, kokaina u gjet e fshehur në kroskotin e mjetit tip “Renault”.

20 vjeçari u tha policëve se lëndën narkotike ia kishte dhënë një person i panjohur në Modena dhe se ishte nisur për në Bari ku do të dorëzonte drogën me vlerë 300 mijë euro në treg. Versus.al

Poll