
Fier- Në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial” pranë hekurudhës, një automjet ka shpërthyer në flakë.
Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që automjeti i drejtuar nga 28 vjeçari L.K ishte në ecje.
Ky i fundit ka arritur të dalë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka dëme të tjera të shkaktuara veç atyre materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. Versus.al







