Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas arrestimit të dy personave dhe një tjetër të shpallur në kërkim, pasi në emër të tij i kanë i marrë një shumë parash biznesmenit Ylli Ujkaj, i cili është dhe president i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’.
Ai ka bërë thirrje që nëse ka persona të tjerë që kanë rënë pre e mashtrimit të denoncojnë në polici.
“Një mik, biznesmen nga Lezha, ka rënë pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas, të panjohur për mua, kanë përdorur emrin tim për ti marrë para!
Para ca ditësh ne e kapëm situatën, denoncuam, dhe u bë e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!
Nëse ka persona të tjerë që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, ju lutem të denonconi në polici!”, ka shkruar Ndreu.
Mësohet se Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaki, janë paraqitur në emër të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i marrë shumën e parave biznesmenit Ylli Ujkaj, i cili është dhe president i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’.







