AKTUALITET /

Mbetjet toksike të KURUM-it prej 4 muajsh në Porto Romano, Rrjeti i Bazelit dyshime mbi hetimet: Shqetësuese!

Shkruar nga Versus

Mbetjet toksike të KURUM-it prej 4 muajsh në Porto Romano, Rrjeti i

Rrjeti i Bazelit ka reaguar sërish për rastin e mbetjeve toksike të sekuestruara në Portin e Durrësit që prej vitit të kaluar. Në reagimin e bërë, hidhen dyshime mbi veprimet e prokurorisë së Durrësit që po merret me hetimin e rastit.

“Ne nuk jemi as të sigurt që mostrat janë marrë dhe analiza ka filluar. Nëse ka filluar, është shqetësuese që marrja e mostrave nuk është bërë publikisht dhe me protokollet e duhura dhe procedurat zinxhir të ruajtjes së ndjekur. Trafikimi i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme është një çështje serioze që kërkon sanksione penale sipas traktatit që Shqipëria ka nënshkruar. Nuk është e pranueshme të pretendohet se nuk ka ndodhur dhe shpresojmë se do të harrohet”, tha z. Jim Puckett nga (BAN).

Sipas rregullave të Konventës së Bazelit, e cila përfshin Shqipërinë dhe Tajlandën si Palë pjesëmarrëse, eksporti i mbetjeve të rrezikshme mund të bëhet vetëm me pëlqimin me shkrim të vendeve eksportuese, vendeve transitore dhe vendeve importuese.

Sipas BAN, është e papranueshme që pas kaq shumë muajsh ende asgjë nuk është raportuar mbi hetimet që po kryhen për këtë rast.

Kontejnerët me mbetje toksike nga kompania “KURUM” mbërritën në Portin e Durrësit më 28 tetor dhe pas sekuestrimit të tyre nga prokuroria, u dërguan në zonën e Porto Romanos. Anija “Moliva” me 102 kontejnerë shkaktoi edhe protesta nga shoqëria civile dhe opozita shqiptare që sulmoi qeverinë nën akuzën e rrezikimit të shëndetit të qytetarëve.

Ndërkohë, kompania turke “KURUM” nga e cila dyshohet se dolën mbetjet toksike, pezulloi punën dhe dokumentet e saj u sekuestruan nga prokuroria. Versus.al

Poll