AKTUALITET /

Mbi 1400 gjoba çdo ditë, policia rrugore e Tiranës bën bilancin javor: Dhjetëra shoferë të arrestuar

Në total brenda 1 jave janë arrestuar dhe proceduar 22 shoferë.

Shkruar nga Versus

Mbi 1400 gjoba çdo ditë, policia rrugore e Tiranës bën

Tiranë- Në vetëm një javë duke nisur nga data 22 shtator deri më 28 shtator, janë vendosur në total 9949 gjoba, ose mesatarisht 1421 gjoba në ditë.

Sipas policisë, ndëshkimet janë bërë në kuadër të shkeljeve të Kodit Rrugor. Ndërsa për këtë arsye, janë arrestuar dhe proceduar 22 shoferë, për vepra të ndryshme si drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu nuk kanë munguar as pezullimet e lejeve të drejtimit apo bllokimet e mjeteve.

Gjobat:

-9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë

-40 masa për xhama të zinj

-552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

-271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

-659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

-483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

- 6.827 masa për qëndrim të gabuar

-550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

Pezullime dhe bllokime:

-11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit

-20 raste për tejkalim shpejtësie

-37 raste të ndryshme

-11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja. Versus.al