Kurbin- Kreu i njësisë administrative “Fushë Kuqe” është arrestuar nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në pranga ka rënë Kristo (Fred) Martinaj, 55 vjeç.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka porositur disa persona për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut me qëllim përfitimin e tokës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”. Versus.al







