Tiranë- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar sa i takon pronave të Irma Hasanit dhe familjarëve të saj, të cilat u sekuestruan dje me urdhër të prokurorisë.
Irma Hasani, një punonjëse e drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare e cila kishte të deklaruar një pagë prej 61 mijë lekësh të reja, rezulton se ka nën pronësi të saj dhe të familjarëve pasuri që kapin vlerën e 700 mijë eurove.
Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se vëllai i saj Oltion Hasani ishte arrestuar dhe dënuar në Angli në 2020-ën nën akuzën e trafikut të drogës. Ndërsa brenda periudhës 2022-2024 në llogarinë e zyrtares u transferuan qindra mijëra euro brenda pak muajsh.
Me urdhër të prokurorisë u sekuestruan 6 prona të paluajtshme dhe 6 automjete në pronësi të Irma Hasanit dhe familjarëve të saj.
Pronat e sekuestruara:
Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;
Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;
Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;
Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;
Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe
Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161
Automjete:
Volkswagen golf 5;
Renault Clio;
Audi Q3;
Volvo CX60;
Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe
Audi SQ7.. Versus.al








