Shkodër- Një atentat me armë zjarri i mbetur në tentativë duket se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur Stom Golem.
Një i identifikuar me inicialet S.K ka denoncuar në polici se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas tij plumbat kanë qenë drejt makinës në pronësi të tij, por në mjet nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al







