AKTUALITET /

“Më tha se ishte lodër”, flet babai i 14 vjeçarit që iu gjet pistoletë: Bëri video për TikTok

Ka qenë vetë babai i 14 vjeçarit që ka kallëzuar rastin në polici pasi nuk ishte i sigurt nëse bëhej fjalë për armë lodër apo jo.

Shkruar nga Versus
“Më tha se ishte lodër”, flet babai i 14 vjeçarit
Babai i 14 vjeçarit të cilit iu gjet pistoletë

Vlorë- Babai i 14 vjeçarit i cili u arrestua sot nga policia pasi iu gjet një pistoletë, ka folur për mediat duke sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ka qenë vetë babai i të miturit që e denoncoi rastin në polici pasi nuk i kishte besuar të birit i cili kishte pretenduar se arma ishte pistoletë lodër.

Ai deklaroi se djali i tij së bashku me shokët e tjerë e kishin gjetur armën e zjarrit në një objekt të pabanuar dhe më pas kishin bërë video duke i publikuar në rrjetin social TikTok.

“Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar trekatësh pranë shkollës. Kanë shkuar atje me disa shokë, kanë shkuar në mal e kanë bërë video për TikTok dhe më pas e kanë fshehur.  Mendohet se atje mund të ketë edhe municione të tjera. Djali nuk ka pasur asnjëherë probleme. Djali më tregoi një video dhe më tha se është pistoletë lodër”- u shpreh babai i të miturit.

Deri më tani i mituri është i vetmi i shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërsa po kryhen veprime për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Arma u gjet e fshehur në një motor. Versus.al

 
Poll