
Korçë- Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e zbuluar së fundmi në Maliq ku një 16 vjeçare ishte abuzuar seksualisht për muaj me radhë nga Selam Hyka, 41 vjeç dhe Marsel Baçi,26 vjeç.
Në polici, e ëma e 16 vjeçares e cila kishte denoncuar ngjarjen e rëndë, ka deklaruar se ka dyshime se 26 vjeçari Marsel Boçi mund ta ketë shfrytëzuar për prostitucion të bijën.
Duke treguar detaje, ajo ka zbuluar se pasi e çonte 16 vjeçaren në shkollë ai shkonte dhe e merrte me motor, ndërsa e mitura në gjendje të rëndë psikologjike kishte menduar edhe vetëvrasjen.
“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.
E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, ka thënë ndër të tjera e ëma e të miturës. Versus.al







