AKTUALITET /

Merr flakë lokali në Pogradec, shpëtojnë 'mrekullisht' klientët

Raportohet se flakët në lokal erdhën nga aspiratori.

Shkruar nga Versus
Merr flakë lokali në Pogradec, shpëtojnë
Foto nga lokali që u përfshi nga flakët

Korçë- Një lokal në Pogradec u përfshi nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme.

Fatmirësisht zjarri nuk shkaktoi dëme në njerëz apo dëme të mëdha materiale, por mes klientëve pati panik të madh. Të gjithë të pranishmit arritën të dilnin në kohë.

Ndërsa me mbërritjen e zjarrfikëses u bë edhe shuarja e flakëve. Sipas informacioneve të bëra me dije zjarri ka ardhur nga aspiratori. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll