AKTUALITET /

Mln euro tendera të fituara nga AKSHI, biznesmeni Ermal Beqiri paraqitet në SPAK

Më herët BKH ka kryer kontrolle në zyrat e biznesmenit pas raportimeve për tendera abuzivë nga AKSHI për kompaninë "Soft&Solution".

Shkruar nga Versus
Mln euro tendera të fituara nga AKSHI, biznesmeni Ermal Beqiri paraqitet
Momenti kur Beqiri del nga SPAK

Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ku mësohet se ka dhënë përgjigjie lidhur me tenderat e fituara prej tij në Agjencinë për Shërbime Kërkimore dhe Informatike (AKSHI).

Fotoja e siguruar, tregon momentin kur Beqiri ka lënë ambientet e SPAK. Më herët gjatë këtij viti, në media u publikuan detaje lidhur me situatën e AKSHI-it ku raportohej se tenderat që kjo agjenci jepte ishin nën kontrollin e një rrjeti të ngushtë kompanish. BKH zhvilloi kontrolle në zyrat e biznesmenit.

Mln euro tendera të fituara nga AKSHI, biznesmeni Ermal Beqiri paraqitet

Ermal Beqiri që prej vitit 2021 rezulton të jetë pronari i vetëm i  “Soft & Solution” sh.p.k, kompanisë e cila ishte themeluar në janar të 2011-it për ofrimin e shërbimeve të IT-së, ndërsa së fundmi ka zgjeruar objektin e veprimtarisë.

Ende nuk dihet konkretisht për çfarë është pyetur Beqiri në ambientet e prokurorisë, por dyshohet se ka të bëjë me tenderat që kompania e tij ka fituar nga AKSHI ndër vite. Versus.al

Poll