Berat- Kristo Mema, 63 vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes me thikë të 42 vjeçarit Keli Hoxha ditën e djeshme, ka dhënë versionin e tij në polici lidhur me ngjarjen.
Hoxha tha se pasi kishte kryer krimin, fillimisht kishte shkuar në banesë e më pas ishte fshehur në një shpellë me shpresën për t’i shpëtuar policisë.
“Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, mësohet se ka thënë ai.
Ndërsa sipas detajeve të mësuara nga gazetarët, autori i është drejtuar viktimës duke i kërkuar që të mos e prekte kalin pasi ishte i acaruar.
“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, mësohet të ketë thënë ai.
Sipas 63 vjeçarit pasi i kishte thënë këtë gjë, viktima i ishte kundërpërgjigjur duke e ofenduar nga familja dhe se në gjaknxehtësi e sipër e kishte goditur me thikë. Nga ana tjetër familjarët e viktimës thonë se Keli Hoxha nuk e kishte ofenduar në asnjë moment dhe se goditja nga autori kishte qenë e befaishme dhe e papritur. Versus.al

