AKTUALITET /

Moti i keq, ndalohet lundrimi i varkave të vogla në portin e Durrësit dhe të Vlorës

Nga ana tjetër, lundrimi i trageteve vijon normalisht.

Shkruar nga Versus

Moti i keq, ndalohet lundrimi i varkave të vogla në portin e

Pas disa ditëve nën mbizotërimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, vend ynë është përfshirë sot nga mot me shi dhe erë të fortë.

Për pasojë, Autoriteti Portual ka njoftuar anulimin e lundrimeve të mjeteve lundruese të vogla. Peshkarexhat janë rikthyer në portin e Durrësit dhe të Vlorës.

Për shkak të erës së fortë, ndalohet lundrimi në det i varkave të vogla, ndërsa deri më tani lundrimet e trageteve vijojnë sipas planifikimit. Versus.al

Poll