AKTUALITET /

Ndihmoi ekzekutorët e “të fortit” të Fushë Krujës, çohet për gjykim dosja e Beqarajt

I pandehuri Ilir Beqaraj dyshohet se ka larguar nga vendngjarja autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në Larushkë të Fushë Krujës.

Shkruar nga Versus
Ndihmoi ekzekutorët e “të fortit” të Fushë
Viktima Gentjan Bejtja dhe i akuzuari Ilir Beqaraj

Tiranë- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Beqarajt i cili akuzohet se ndihmoi ekzekutorët e Gentian Bejtjës për vrasjen e këtij të fundit të ndodhur në mars të vitit 2024.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë provuar se Beqaraj ka ndihmuar ekzekutorët duke i larguar nga vendngjarja menjëherë pasi kishin kryer ekzekutimin e Bejtjas, i cili njihej gjithashtu si personazh i botës së krimit në këtë zonë.

Beqaraj ka dërguar autorët në fshatin Hasan ku më pas edhe kanë djegur mjetin me të cilin kryen vrasjen. Kjo gjë është provuar nga pamjet filmike që prokuroria ka sekuestruar. Gjithashtu më herët, Beqaraj raportohet të jetë paraqitur disa herë në shtëpinë e viktimës duke vëzhguar lëvizjet e tij. Versus.al

Poll