AKTUALITET /

Në listën e më të kërkuarve në Itali, kapen 2 kushërinjtë që fshiheshin në Dibër! Në ’99-ën vranë shqiptarin

Shkruar nga Versus

Në listën e më të kërkuarve në Itali, kapen 2

Dy kushërinj të shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në komunën Griciniano d'Aversa të Napolit, janë arrestuar nga policia shqiptare.

Andon (alias Afrim) Sina 51 vjeç dhe Niko (alias Faslli) Sina 48 vjeç, fshiheshin në fshatin Rreth Kale të Dibrës. Të dy kushërinjtë rezultojnë të dënuar nga gjykata e Napolit me nga 14 vite e 11 muaj burg secili për vrasjen e një shqiptari më 22 shtator të vitit 1999.

Përplasja ndodhi me sende të forta dhe dy kushërinjtë Sina lanë të vdekur bashkëatdhetarin B.C me të cilin kishin konflikte për të ardhura nga aktivitete të paligjshme, ndërsa lanë të plagosur një tjetër shqiptar.

Të arrestuarit, rezultojnë në listën e 100 personave më të kërkuar nga drejtësia italiane, ndërsa pas arrestimit do të nisin procedurat për ekstradimin e tyre. Versus.al

Poll