AKTUALITET /

Një 40 vjeçar gjendet i mbytur në lumin e Lanës, policia jep detaje

Policia në njoftimin e saj ka bërë me dije se 40 vjeçari ka ndërruar jetë edhe pasi është transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Shkruar nga B.SH

Një 40 vjeçar gjendet i mbytur në lumin e Lanës, policia

Një 40 vjeçar me inicialet E.D është gjetur nga policia në gjendje të rëndë për jetën në ujërat e lumit të Lanës në Tiranë.

Policia në njoftimin e saj ka bërë me dije se 40 vjeçari ka ndërruar jetë edhe pasi është transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e hënë, ndërkohë që nga veprimet e para hetimore, dyshohet se personi në fjalë vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

 

 

Poll