AKTUALITET /

Një ditë pas arrestimit të Metës, Ilir Proda takohet me kreun e SPAK

Fokusi i takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe policisë së shtetit në goditjen e vepimtarive kriminale.

Shkruar nga Versus
Një ditë pas arrestimit të Metës, Ilir Proda takohet me
Kreu i policisë, Ilir Proda dhe Kreu i SPAK Altin Dumani

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, një ditë pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se diskutimet në takimin mes tyre kanë qenë për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe policisë dhe besueshmërisë mes palëve. Në njoftimin e dhënë nga policia bëhet me dije se ka angazhim maksimal për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendase dhe të huaja në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pas aksionit të policisë ditën e djeshme ku u arrestua kreu i PL, Ilir Meta me urdhër të SPAK, pati polemika të shumta mbi mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i arrestit, duke e cilësuar si jo të denjë për një politikan që ka mbajtur postet më të larta shtetërore. Versus.al

 

Poll