
Një rast tjetër i përleshjeve të përgjakshme është shënuar ditën e sotme brenda burgjeve greke, ku një shqiptar 41-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Ai ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, ndërkohë që bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes tij, një 32-vjeçari sirian dhe një algjeriani 30 vjeçar, të cilët po kryejnë dënimin në burgun Domokos.
32-vjeçari dyshohet se ka përdorur mjetin prerës ndërsa dy të tjerët kanë patur përleshje fizike, duke shkëmbyer goditje me duar dhe këmbe.
Shqiptari 41-vjeçar ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e goditjeve, ndërsa tre persona të tjerë janë arrestuar siç e kërkon ligji, pak orë më vonë nga punonjësit e policisë së At Domokos që po kryejnë edhe hetimet paraprake.
Pas përleshjes u bë një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshëm, ku u zbulua një thikë metalike, një thikë e improvizuar dhe një mjet tjetër i mprehtë i improvizuar.
Të gjitha sendet e mësipërme janë sekuestruar, ndërsa të arrestuarit akuzohen rast pas rasti për shkelje të ligjit për armët dhe lëndime të rrezikshme trupore.
Ky rast shënohet të jetë i dyti brenda 24 orëve pas ngjarjes në Nigrita Serres ku dy të burgosur shqiptarë plagosën dy të burgosur romë, një tjetër ngjarje është shënuar në Burgun e Domokos./ Versus.al







