
Mëngjesin e sotëm, policia çoi në Gjykatën e Posaçme, Dritan Rexhepin, njërin prej të akuzuarve për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në kompleksin “Golden” të Altin Hajrit.
“Mbreti” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine, refuzoi të dëshmonte në gjyq duke u shprehur se nuk kishte çfarë të fliste.
“Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë të them”- mësohet të ketë deklaruar Rexhepi para gjyqtarëve.
Ndërskohë gjykata e posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga kopshtari i dënuar me burg të përjetshëm, Festim Bexhdili i cili kërkoi rishikimin e pamjeve filmike të kompleksit “Golden” gjatë momentit që shfaqet trupi i pajetë i Jan Prengës.
Avokati i Bexhdilit ka pretenduar se klienti i tij nuk ka patur gisht në vrasje dhe se i vetmi veprim i tij ka qenë transporti nga njëra makinë në tjetrën. Seanca e radhës u caktua për në datën 26 qershor. Versus.al







