AKTUALITET /

Detaje / Operacion i madh anti-drogë në Elbasan, SPAK lëshon 26 masa ndalimi

10 persona janë vënë në pranga, ndërsa 8 të tjerë janë arrestuar më herët. Tetë të dyshuar mbeten ende në kërkim, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe kapjen e tyre nga autoritetet.

Shkruar nga Versus
Detaje / Operacion i madh anti-drogë në Elbasan, SPAK lëshon 26
Foto ilustruese

Gjatë orëve të natës është zhvilluar një operacion i gjerë antidrogë në zonat e Elbasanit, Prrenjasit dhe Librazhdit, i drejtuar nga SPAK, në kuadër të një hetimi të zgjeruar për një rrjet të dyshuar kriminal.

Në total janë vendosur 26 masa ndalimi ndaj personave të përfshirë në këtë çështje. Deri tani, 10 persona janë arrestuar dhe ndodhen në pranga, ndërsa 8 të tjerë janë kapur më herët gjatë fazave të mëparshme të hetimit.

Ndërkohë, 8 persona të tjerë janë ende në kërkim dhe forcat e rendit po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Hetimet po vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e grupit të dyshuar dhe rolet e secilit prej të përfshirëve.

 

 

 

 

 

Poll