AKTUALITET /

Pallati pa leje në Vlorë u konfiskua pas urdhrit të Ramës, nën hetim administratori, ish-drejtor në bashki

Edhe përse ish-drejtor i Urbanistikës së bashkisë, administratori i pallatit Erjon Amataj dyshohet të ketë shkelur lejen e ndërtimit.

Shkruar nga Versus

Pallati pa leje në Vlorë u konfiskua pas urdhrit të Ramës,

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi menjëherë në Vlorë për të konfiskuar pallatin që kishte shkelur lejen e ndërtimit. E pranishme në terren ishte edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici e cila edhe pa një urdhër gjykate njoftoi konfiskimin e pallatit që kishte shkelur lejen e ndërtimit dhe paralajmëroi ndërtuesit e tjerë se do të kenë të njëjtin fat.

Sot policia ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për administratorin Erjon Amataj i cili për ironi të fatit rezulton të ketë qenë edhe drejtor i Urbanistikës në bashkinë e qytetit bregdetar.

Nën hetim është edhe Festim Alla i cili rezulton të jetë investitori i pallatit që kishte shkelur lejen e ndërtimit. Aksioni i ditës së djeshme ngjalli reagime të shumta në rrjet lidhur me faktin se përse IKMT nuk vepron kur i sheh shkelje të tilla në terren përgjatë fushatës elektorale, por iu desh të priste një urdhër të Ramës për të ndërhyrë. Versus.al

Poll