AKTUALITET /

Inspektori i kërkoi shitëses të vendoste etiketë për rigonin, Tatimet: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrimin për faturë

Në njoftimin e saj, Tatimet theksojnë se tregtarët ambulantë nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë apo të mbajnë dokumentacion tatimor për mallrat që shesin.

Shkruar nga Versus

Inspektori i kërkoi shitëses të vendoste etiketë për

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me aksionin e nisur që nga e hëna për sekuestrimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale që shiten pa faturë.

Në njoftimin e saj, Tatimet theksojnë se tregtarët ambulantë nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë apo të mbajnë dokumentacion tatimor për mallrat që shesin.

Sipas ligjit shqiptar, tregtarët ambulantë duhet, të jenë të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore si ambulantë, si dhe të paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, tarifën për përdorimin e hapësirës publike, si dhe taksat bashkiake të aplikueshme.

 “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë”, thuhet  në reagimin e Tatimeve.

Ky njoftim u bë pas një inspektimi të zhvilluar një ditë më parë në tregun e fruta-perimeve në Sarandë, ku një prej inspektorëve u përplas me një shitëse, duke i kërkuar që të vendoste etiketën me emrin e prodhuesit për rigonin, një produkt që ajo kishte mbledhur vetë në mal./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Tags:

tatime aksion

Poll