Mediat në Kosovë kanë publikuar të tjera pamje filmike të të dyshuarit, Ekrem Sadiku, 59-vjeçar i cili ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit dje në qytetin e Ferizajt.
Pamjet e publikuara tregojnë të dyshuarin duke i qëndruar nga pas një të riu, të cilin e theri me thikë pas shpine.
I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje.