AKTUALITET /

“Pashë 15 veta mbi kokën e tij”, Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Po përpiqeshin dëshpërimisht…

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ishte shumë vonë për Gert Bogdanin i cili u transportua në spital pa shenja jete.

Shkruar nga Versus

“Pashë 15 veta mbi kokën e tij”, Arbër Çepani

Në një rrëfim tepër të vështirë në “Top Story”, Arbër Çepani foli për momentet e fundit të jetes së kunatit të tij, Gert Bogdanit, ish-deputetit të PD-së që u përcoll dje në banesën e fundit.

Në lot, Arbër Çepani tha se kishte shkuar në studio vetëm se e motra ia kishte kërkuar të ishte dhe të fliste për të ndjerin i cili nga të gjithë kolegët e tij konsiderohej si një ndër njerëzit më të matur dhe të kulturuar në politikën shqiptare.

Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen.

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai.

Ditën e djeshme u mbajtën homazhe në sallën e Kuvendit në nder të Gerti Bogdanit. Personalitete publikë, gazetarë, politikanë dhe me mijëra qytetarë e miq u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit që u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. Versus.al

Poll