AKTUALITET /

Futën në Shqipëri 11 mln euro nga 'parajsat fiskale', pranga dy pronarëve të 10 kompanive fiktive

Sipas prokurorisë së Tiranës, 2 të arrestuarit në një hark kohor prej 2 vitesh sollën në Shqipëri 11 milionë euro nga parajsat fiskale në Qipro e Giblartar për t'i transferuar më pas në Kanada.

Shkruar nga Versus
Futën në Shqipëri 11 mln euro nga 'parajsat fiskale',
Foto: Darin Gëzdari

Tiranë- Prokuroria e kryeqyetit ka goditur një skemë të pastrimit të parave, duke arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë Darin Gëzdari dhe Arlinda Marku të cilët akuzohen se nëpërmjet një skeme mashtrimi kanë arritur të transferojnë 11 milionë euro nga kompani guaskë jashtë vendit.

Për një periudhë 2 vjeçare, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin duke përdorur një skemë kriminale kanë transferuar shuma të majme parash nga parajsa fiskale në Qipro, Giblartar, Maltë etj.

Këto para transferoheshin në Shqipëri në kompani të krijuara në mënyrë fiktive dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez. I gjthë aktiviteti kriminal dyshohet se ishte orgaizuar për pastrimin e parave që vinin nga veprimtari të jashtëligjshme.

Hetimi nisi nga ana e Drejtorisë së Tatimeve e cila kallëzoi skemën e përdorur. Dyshohet se në këtë skemë janë përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë e të huaj për të cilët po punohet në mënyrë që të dokumentohet i gjithë aktiviteti kriminal dhe të arrestohen. Versus.al

 

Poll