AKTUALITET /

Pastruan 11 mln euro, zbulohen 10 kompanitë fiktive të Gëzdarit dhe bashkëpunëtores së tij

Gëzdari dhe Arlinda Marku më pas i shisnin kompanitë e tyre fiktive me qëllim humbjen e gjurmëve.

Shkruar nga Versus
Pastruan 11 mln euro, zbulohen 10 kompanitë fiktive të Gëzdarit
Foto: Darin Gëzdari

Të arrestuarit gjatë operacionit të koduar “Cost to Cost” nën akuzën e pastrimit të 11 milionë eurove, drejtonin 10 kompani fiktive në vendin tonë, në fushën e konsulencës financiare, ligjore dhe të shërbimeve të tjera online deri në shit-blerjen dhe dhënien me qira të automjeteve.

Mes shërbimeve të dhëna si për ironi janë edhe ato të mbrojtjes nga mashtrimet financiare.

Kompanitë e Geron Gëzdarit, njërit prej të arrestuarve kanë objekt konsulencën, marketingun, shërbimet ueb, internet, fushata reklamuese onsite dhe online, media sociale, mirëmbajtje dhe të tjera. Gjithashtu marketing dixhital, tregtim pajisjesh elektronike, teknologji kibernetike, kompjutera. Madje edhe konsulencë kundër rrezikut dhe mashtrimit të mundshëm dhe konsulencë për rritje biznesi. Një tjetër objekt ka qenë konsulenca për ndërtim, projektime, mirëmbajtje dhe telefoni.

Kompanitë e Darin Gezdarit:

-Green View Marketing

-Hyper Drive Service

-Information Business System IBS

-News Axis Solution

-New Moon Services

-Red Ridge Marketing

-Tech Ground Service

Nga ana tjetër, e arrestuara tjetër për veprimtarinë kriminale të transferimit të 11 mln eurove nga shtetet e parajsave fiskale, Arlinda Marku rezulton pronare në 3 kompani me objekt konsulencë biznesi dhe financiare, shit-blerje, dhënie me qira të makinave dhe mjeteve të tjera, marketing. Konkretisht:

-Multi Service Group

-International Business Consulting

-New Axis Solution

Sapo paratë transferoheshin në llogaritë e këtyre kompanive fiktive, ato transferoheshin më pas për në Kanada. Versus.al

Poll