AKTUALITET /

Pengmarrje në Durrës, 4 persona dhunojnë 48 vjeçarin brenda një makine

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit, ndërsa deri tani ka sekuestruar makinën e përdorur nga 4 autorët për pengmarrjen e Denis Simakut.

Shkruar nga Versus

Pengmarrje në Durrës, 4 persona dhunojnë 48 vjeçarin

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar ku 48 vjeçari Denis Simaku është marrë peng nga katër persona të cilët e kanë dhunuar brenda automjetit të tyre.

Policia ka identifikuar autorët, A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç të gjithë me banim në Durrës, ndërsa po punon për kapjen e tyre.  Pas kallëzimit të bërë nga i dhunuari, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar automjeti i përdorur nga pengmarrësit për ta dhunuar.

48 vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e konfliktit mes pengmarrësve dhe 48 vjeçarit. Versus.al

Poll