
Tiranë- Një pallat në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët gjatë paradites së sotme. Mësohet se zjarri është përhapur pas një defekti në kabinën elektrike.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u shuan duke u shmangur kështu rrezikimi i banorëve apo dëmet e shumta materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Versus.al







