AKTUALITET /

Përfshihet nga flakët "Shop Marikaj" në Vorë, shkak furnela e ngrohjes

Zjarri po përhapet si pasojë e erës së fortë, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në përpjekje për shuarjen e flakëve.

Shkruar nga Versus
Përfshihet nga flakët "Shop Marikaj" në Vorë,
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një dyqan që përdorej për shitjen e rrobave në Marikaj të Vorës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.

Për pasojë, janë shkaktuar dëme të shumta në subjektin “Shop Marikaj”. Shkak dyshohet të jetë bërë furnela që përdorej për ngrohje nga ku kanë nisur të përhapen flakët.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Versus.al

Tags:

zjarr vore

Poll