Fier- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë luginën e lumit Vjosa në fshatin Mollaj. Flakët po përparojnë duke rrezikuar disa parcela të mbjella me ullinj, ndërkohë që deri më tani janë djegur disa kallamishte.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa fatmirësisht nuk ka banesa pranë vendngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, paraprakisht dyshohet që të ketë qenë i qëllimshëm. Versus.al







