
6 shtatori i këtij vitit, dita kur do të bëjë 50 vjeç, me shumë gjasa Astrit Avdylin e arrestuar paraditen e së shtunës do të gjejë në qeli. Akuzat e ngritura ndaj tij në kuadër të dosjes hetimore “METAMORFOZA” janë mjaftueshëm të rënda sa për “t’ia hedhur çelësat në det” për disa kohë.
Emrat e Avdulajve përmenden jo pak, por 157 herë në dosjen e dërguar pranë gjykatës për masën e sigurisë (jo në dosjen e plotë hetimore). Në 240 faqe dosje, ku janë të rënditura disa prej përgjigmeve më të bujshme në SKY ECC, emrat e Astrit Avdylit dhe nipit të tij Aldo Avdyli përmenden 157 herë, në rolin e siguruesve të personave që do të kryenin vrasjen e Durim dhe Valter Bamit për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka. Ky i fundit ka patur rolin e financuesit dhe porositesit per vrasjen e Durim dhe Valter Bami, duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Merkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksander Ndoka, e ndodhur me datë 09.12.2017. Arben Ndoka ishte i gatshëm të linte 400 mijë Euro për të marrë gjakun e vëllain dhe shumën ishte i gatshëm ta linte tek “kumbari” i kësaj vrasje Astrit Avdyli për ta marrë autorët e krimit, pasi të realizonin ekzekutimin e vëllezërve Bami. Avdylaj nga ana e tij, sipas përgjimeve është i gatshëm të linte nipin në Lezhë derisa “të mbarojë punë” dhe ka dhe një kërkesë për të marrë peng atë që ka gjuajtur Rrumin (Aleksandër Lahon) . Dhe të gjitha këto plane bëheshin ndërkohë që Astrit Avdylaj ishte në paraburgim...
PËRGJIMET
Versus.al ju sjellë më poshtë disa prej përgjimeve që implikojnë Avdulajt dhe Ndoken në planin e vrasjes së Bameve, por dhe të përgjimeve të tjera që lidhen me kalimin e paligjshëm të kufirit.
**

Me datë 21.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku i cili i ankohet për shtetasin Samuel Ndoka (nipi i Arben Ndoka) sepse po flet shumë dhe ju ka treguar personave të ndryshëm që është duke marrë informacion nga shtetasi Emiljano Shullazi në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Arian Tuku shkruan, ... nipi, pa/la si mban gja goja i ka thënë "kapeles" (i referohet Astrit Avdyli) që eshte duke na dhënë info Mili. Kapelja i ka thën Milit qe Jan flak djemt e Sandrit dhe nipi i ka tregu dhe Gjinit.... tani mendimi im eshte ky, nipit i ka rreshqit goja me Gjinin, ky ka shku tu fol te baba te Visi, dhe Visi do i ket shkruj Milit.

**
Me datë 10.08.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Astrit Avdyli dhe ky i fundit e instrukton që të marrë peng atë që kë qelluar tek ngjarja e Rrumit (Aleksandër Laho), i cili dyshohet të jetë shtetasi Valter Bami. Gjithashtu i tregon që nipin e tij Aldo Avdyli dhe shokun e tij Arben Merkuri i ka gati për çdo gjë për t'i angazhuar në vrasjen e shtetasit Durim Bami. Në vazhdimesi e instrukton për mënyren e organizimit, evitimin e kamerave dhe përdorimin e maskave plastike. I kërkon që nipin, Aldo Avdylaj ta marrë dhe ta mbajë aty deri sa të mbarojë punë (vrasje) me shtetasin Durim Bami. Astrit Avdyli i shkruan, ... “Shiko pergatit ate qe ka gjujt ke Rrum ta merrni peng ajo na intereson. Aldo (Aldo Avdyli), osht gati me Termetin (Arben Merkuri), se kam fol. Tani mer Aldon dhe te ri aty ke ty se do vi kto dit ke ty, aty. I kam then gazi jepi. Po kam fol, po e di, te ri, kuptoj, jepni drejtim. Po sjena jasht vet kaq, se e din ti kishte maru, cdo gje. Po dun pak shtyrje dhe na duhet kush do e ruj, duhet rujc. Kamerat shume kujdes, cdo rruge, shoferi gjithmone i maskum ose te rrine tre mrapa. Masken ne makin me pasagjer. Shoferi duhet te jet ; maskum, duhet kujdes, kaq. E ka Oh dhe ta mash ti aty. E ka Oli masken kupto, duhet me shku ke Oli me mor masken, dhe shoferi, me kte maske dhe xhoma te zi mrapa nuk dulcet asgje. Shko midis Tirones ska asgje ke shpija, ok. Masken vjen OU e sjell ngjona kujdes mos u duk shume ka Shkodra, kupto vet dhe sa mo kujdes. Do vi Aldo te rri aty ok, me Termetin. Do e sjell Oli neser, vec me kujdes, kur te vishet masken, se e kam kshu ate. Ok, neser. Kate Samas, Oli, sakjn.
**
Me datë 11.08.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Astrit Avdyli i cili vazhdon ta instruktojë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami dhe për faktin që të angazhojë shtetasit Arben Merkuri dhe Aldo Avdyli, të cilin duhet ta mbajë në Lezhe derisa të mbaroje hallin. Astrit Avdyli i shkruan: "Çapo ben, nipcen (Aldo Avdyli) dhe Termetin (Arben Merkuri), leshoj njerzit. Ato tani ti e din. Ok, gati i ke. Do vi Aldo neser anej ka ty. I thash qe te ri Aldo ke ty mos te ri ne Durres. Keni fol, nuk du me e cu mo aty, lomsh ka Durrsi kupto. Po aty mos ma le me dal vec ke halli juj. Se po ben astr nuk do lush me ka ktu, pik, sdo shkosh pik. Fol pak se te ngjon ty dhe thuj me ka then, me ka then vllai im Astriti nuk do ikesh mo ne Durres pik. Do vi te maroj hallin e juj aty me ju, me termetin. Maje ne shpi, neser do vi Aldo, maje ne shpi, ngjonajepi drejtim. Me kujdes, neser eke aty Aldon ok. Mose le me ik ne Durres mo kaq. Se po na fusin neper intriga, kupto, po bena viktim kot pa pat pun, pa pat shok e miq kupto. Fol mos ma le te ik Aid se dhe plazhi, ca te bejm su bo se erdhi Aldo. Mos te largoet nga Lezha kaq shpija. Oli masken tani, ma ruj masken ke shpija, dhe me shum kujdes masken, po e sjell. Termeti osht gati me Aldon vec jepi drejtim, fort, kaq. Ok. I kam pergatit. Ngjona neser, jepi drejtim. Mer peng ate, oragnizoji, i ke kamikaz.
**
Me datë 13.08.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Samuel Ndoka, i cili e informon për ardhjen e shtetasit Aldo Avdyli dhe që eshte me të. Samuel Ndoka i shkruan, ... jam me Aldon (Aldo Avdyli), cpb ti. Ktu te proper posht, kuje ti.
**
Me datë 17.08.2020, ora 08.21 shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Samuel Ndoka, i cili dyshohet se ka marrë dijeni në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Durim Bami në Ksamil dhe po përgatitet bashkë me shtetasin Aldo Avdyli për të organizuar vrasjen e shtetasit Durim Bami kur të kthehet nga Ksamili. Samuel Ndoka i shkruan, ... Nuk duket asgje ne Joto, ok po coJ targen. A kishte xhama te zi. Nipi that ta presim ne kthim. Vet i sat eshte thot nipi? Ku takona pra. Ne bashke Jena me nipin siper shpis. Ku takona? Tvim aty. Ok. Ne vazhdimesi Samuel Ndoka i shkruan ...Tu u nis, tu prit dike me na marre.
Siç rezulton nga përgjimet, Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdylin me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bamit dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndokës nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Merkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Bamit. Gjithashtu e ka furnizuar me logjistikë, duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli gjendet në ambjentet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç eshte SkyEÇ dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.
Në këto kushte krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasit Arben Ndoka, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, Arben Merkuri, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka dhe personave të tjerë ende të pa identifikuar kanë konsumuar elementet e veprave penale te "Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje", "Grupit te strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
**
Me date 26.09.2020, Arben Ndoka i kërkon Arian Tukut që të komunikojë me Astrit Avdylin të cilit i referohet me pseudonimin "kapelja" dhe të pranoje ftesën në SkyEÇ nga Arben Ndoka. Në bisedat ne vijim Arben Ndoka i shfaq Arianit pakënaqesinë që ka me Arben Merkurin, ku shpjegon se Merkuri i ka kërkuar që t'i dergoj Samuel Ndoken me vete për të vrarë Durim Bamin, por Arben Ndoka i tregon që Samueli s'ka guxim dhe nuk e realizon dot. Ai i kërkon Arian Tukut që të komunikojë me Astrit Avdylin, duke e bërë nga ana e tij pa nxjerrë në pah që ka komunikuar me parë me Arbenin dhe t'i thotë që (Arben Ndoka) është i mërzitur shumë me "termetin" (Arben Merkurin) dhe me "nipçen" (Aldo Avdyli) pasi e kanë gënjyer disa herë dhe nuk janë marrë me Durim Bamin por janë_duku u marrë me "Sonin" (Elson Reçi) e me "Prengen" (Preng Gjini). Këtë periudhë Arben Merkuri, siç është pasqyruar edhe në episodin Nr.5 ka qenë duke kryer veprime për sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Preng Gjini për llogari të shtetasit Elson Reçi.
Arben Ndoka kur i tregon Arian Tukut se çfarë duhet t'i thotë Astrit Avdylit, tregon që ka investuar shumë para në sigurim armësh, mjetesh dhe njerëzish për t'i vënë në dispozicion të Arben Merkurit dhe Aldo Avdylit për të vrarë vëllezerit Bami.
Ariani në lidhje me shqetësimin e Arbenit e siguron që do komunikojë me Astrit Avdylin dhe ndërkohe i thotë që është i gatshëm që të ndërmarrë vetë veprime për vrasjen e Durim Bamit, sapo të vijë në Shqipëri, pasi referuar sistemit TIMS në periudhën 10.08.2020 deri më 12.10.2020 Arian Tuku ka qenë jashtë Shqipërie.
**
Me datë 27.09.2020, Arben Ndoka komunikon sërish me Arian Tukun dhe i tregon se Durim Bami dhe vëllai i tij nuk kanë dalë dy ditë rresht, pasi Arbeni ka patur njerëz që t'i ruajë, por nuk i kanë parë askund. Ariani e pyet nese komunikoi me "kapelen" (Astrit Avdyli) me të cilin Arbeni një ditë më parë kërkoi të lidhej në SkyEÇ, dhe i la porosi Arianit që t'i thonte Astrit Avdylit. Arbeni tregon që nuk ka komunikuar dhe pyet Arianin se çfare i ka thënë. Ariani i tregon se Astrit Avdyli i ka thënë që Aldo Avdyli dhe Arben Merkuri kanë qenë duke u marrë me "L" (Plaurent Derivshaj) pasi Plaurent Dervishaj ka qenë në Durrës.
**
Me datë 28.09.2020, Arben Ndoka vendos komunikim me Astrit Avdylin, dhe Astriti duke qenë se ndodhet i paraburgosur i tregon lidhur me ecurinë e gjyqit ndaj tij. Pas Astrit Avdylit, Arben Ndoka ka komunikuar me Bardhyl Mavraj, i cili e ka pyetur nëse ka dijeni që Behar Brajoviq të jetë personi që ka takuar Durim Bamin me Ervis Martinaj. Arben Ndoka i tregon që ka dijeni për këtë fakt, pasi ja ka thënë "V" (Ervis Martinaj).
**
Arbeni më pas zhvillon biseda me Astrit Avdylin, ku Astriti i tregon se ka komunikuar me Arben Merkurin dhe Aldo Avdylin për të ndihmuar Arben Ndokën për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Në bisedë Astriti pyet Arbenin për Gentjan Bejtjen dhe më tej kërkon nga Arbeni se cili nga vëllezerit Bami duhet vrarë i pari dhe cili nga to është më i rrezikshëm. Ne fund të bisedës i kërkon që të mos diskutojë me asnjë person se kush do qëllojë me armë ndaj Durim dhe Valter Bamit.
**
Me datë 02.11.2020 Arben Ndoka është takuar me Naim Stafuken dhe komunikon me Arian Tukun ku i tregon se Arben Merkuri do gjithë shumën 400 mije euro paradhënie. Arben Ndoka nuk është dakord dhe ka kërkuar t’i lërë paratë tek Astrit Avdyli, për të qenë garant, por paradhenie nuk i jep Arben Merkurit.
Kalimi i paligjshëm i kufirit
Astrit Avdyli në përgjimet e dokumentuara nga komunikimet në SkyECC dhe të dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, rezulton se së bashku me Arben Ndoka "A09C41", Arian Tuku "4CSJQH, Aldo Avdyli "QlCTJT" dhe Miri Bruli "738AB2" mes njeri-tjetrit dhe me persona të tjerë del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e kalimit e paligjshem të kufirit të shtetasit Aldo Avdyli. Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve është si më poshtë: Aldo Avdyli është palë e interesuar që të futet në territorin e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme dhe duke mos u regjistruar në pikën kufitare. Astrit Avdyli është personi i interesuar që nipi i tij Aldo Avdyli të futet në Shqipëri duke mos kaluar nga pika e kalimit kufitar dhe angazhon Arben Ndokën për të bërë të mundur këtë fakt, i cili merr rolin e organizatorit kryesor për kalimin e paligjshëm të Aldo Avdylit. Prenga hyn në “këtë valle” jo vetëm për t’i bërë një favor ndaj Astrit Avdylit, por edhe për interesin e tij me qëllim angazhimin e Aldo Avdyli për kryerjen e vrasjes së Durim Bamit.
Me date 26.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, te cilit i tregon qe: “Do te te shkruaj Aldo, don me hy nga Mali i Zi per ne Shqipri”.
**
Me datë 27.06.2020 Astrit Avdyli komunikon me Arben Ndoka, e pyet nëse ka komunikuar me "Aldon" dhe i tregon që do të shkruaj. Gjithashtu i tregon qe ai kerkon te futet nga Mali i Zi i pa regjistruar.
**
Me datë 30.06.2020 shtetasi Arian Tuku komunikon me Arben Ndoka dhe nder te tjera i shkruan: ”E rregullova me me kalu me varke...”
**
Me datë 01.07.2020 Arian Tuku i tregon Arben Ndokës se Aldo Avdylin do ta sjellë në territorin e Shqiperise me anë të mjeteve lundruese. Me konkretisht i shkruan që "Nipit të kapelës" (i referohet nipit te Astrit Avdyli),ja rregullova me ardh me varke. Shtetasi Miri Bruli ka marrë përsipër kryerjen e këtij kalimi të cilin do ta realizonte duke e transportuar Aldo Avdylin me varka nga shteti i Malit te Zi drejt territorit të Shqipërisë. Me datë 02.07.2020, Aldo Avdyli ka qenë në qytetin e Ulqinit, ku ka qëndruar një natë në pritje të organizimit të kalimit të tij drejt Shqipërisë. Me datë 03.07.2020 Miri Bruli ka instruktuar Arian Tukun duke i treguar se Aldo Avdyli duhet të qëndronte deri rreth orës 20.00 në plazhin "Ada Bojana". Rreth kësaj ore në këtë pikë takimi ka shkuar një lidhje e Miri Brulit, ende i pa identifikuar dhe ka marrë Aldo Avdylin duke e transportuar me varkë në rruga ujore drejt Shqipërisë. Aldo Avdyli më pas ka qëndruar tek lokali i Miri Brulit, ku rreth ores 21.00, ka shkuar Arian Tuku dhe e ka marre. Në lidhje me sherbimin e kryer për kalimin e paligjshëm të Aldo Avdylit nga Mali i Zi në Shqiperi, Arian Tuku ka paguar një shume parash tek lidhjet e Miri Brulit që kanë kryer transportin.
Ndaj Astrit Avdylit, i njohur dhe me emrat Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg’







