Bashkia e Vlorës ka dalë në njoftim urgjent për të gjithë qytetarët, pasi në orët në vijim priten reshje me intensitet të lartë shiu.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët që të bëjnë shumë kujdes në disa prej zonave të qytetit duke kërkaur që të mos bëhen parakalime me automjete.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR BANORËT E QYTETIT TË VLORËS
Të dashur qytetarë!
Në orët në vijim priten reshje shiu ????️ me intensitet të lartë.
Ju lutemi të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet ???????? në zonat me risk të lartë si:
“Albano&Romina”
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në “Skelë” te dykalimshi
Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut ????️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:
EMERGJENCAT: ???? 112
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
FACEBOOK: Bashkia Vlorë
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Faleminderit! ????