
Agjencia për Mediat dhe Informimin në varësi të qeverisë ka informuar lidhur me situatën në vend si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete.
Sipas njoftimit të MIA-s situata më problematike paraqitet në Shkodër dhe Lezhë ku janë përmbytur 15 banesa. Ndërsa niveli i lumenjve Buna dhe Drin është në kuota të larta.
Gjithashtu MIA njofton se rrugët kombëtare janë bllokuar pjesërisht si pasojë e pranisë së lartë të ujit. Versus.al


