Durrës- Një 47 vjeçar i identifikuar si Kujtim Gashi është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar nën akuzën e përndjekjes së një gruaje 29 vjeçare duke i shkaktuar kësaj të fundit frikë dhe ankth.
Prej muajsh, e reja ishte nën terrorin e përndjekjes nga 47 vjeçari, ndërsa këtij të fundit gjatë operacionit “Hija” iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit tip “pistoletë”.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al







