
Vlorë- Policia ka arrestuar të moshuarin 80 vjeçar i cili me automjetin e tij përplasi për vdekje të riun Fatjon Kasa gjatë një aksidenti të ndodhur dje në aksin “Peshkëpi-Kotë”.
Në pranga ka rënë i moshuari J.K i cili akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen”.
"Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën"- njofton policia.
I riu Kasa po udhëtonte me motor në momentin kur ndodhi aksidenti fatal. Pavarësisht se u dërgua në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Versus.al








