AKTUALITET /

Përplasi për vdekje xhaxha e nip teksa kalonin rrugën, pranga shoferit 21 vjeçar në Shkodër

Shkruar nga Versus
Përplasi për vdekje xhaxha e nip teksa kalonin rrugën, pranga
Mjeti tip "Benz"

Shkodër- Një 21 vjeçar i identifikuar si Gledis Bujari është arrestuar nga policia pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mjedë ku përplasi për vdekje dy këmbësorë.

Viktimat, Ndue dhe Ndrekë Prenga xhaxha e nip, po kalonin në trotuar në momentin kur i riu që drejtonte mjetin tip “Benz” humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u transportua për në ambientet e paraburgimit të Shkodrës për veprime të mëtejshme proceduriale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: