AKTUALITET /

Personi nën hetim i ofroi ryshfet që t’i shpëtonte gruan nga pasojat e aksidentit, si shefi i qarkullimit rrugor ra në rrjetën e SPAK

Telefonata e përgjuar nxori zbuluar zyrtarët e qarkullimit rrugor në Tiranë.

Shkruar nga Versus
Personi nën hetim i ofroi ryshfet që t’i shpëtonte gruan
Foto: Roven Zeka, shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë

Përgjimi i një personi nën hetim ka sjellë arrestimin e Roven Zekës, shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se personi i cili po përgjohej ka komunikuar me zyrtarët e qarkullimit rrugor dhe më pas me Zekën për t’i kërkuar nder lidhur me një aksident që kishte bërë bashkëshortja e tij.

SPAK zbuloi se çështja e aksidentit do të mbyllej në favor të gruas së personit nën hetim, në këmbim të një shume parash. Personi që telefonoi tre zyrtarët, po përgjohej për një tjetër çështje nga ana e SPAK. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: